Kombëtarja shqiptare mbërrin në stadium (FOTO)
June 11, 2016
Ka mbërritur në stadiumin “ Stade Bollaert-Delelis” Kombëtarja shqiptare, ku pas pak do të nisë ndeshja me Zvicrën.
Futbollistët kanë bërë një xhiro rreth fushës, si dhe janë përshëndetur me tifozët.
Mijëra tifozë kaë mbushur shkallët e stadiumit, ndërkohë që shumë të tjerë që nuk kanë gjetur biletë janë jashtë tij për të mbështetur kombëtaren.