Zbulohen 3 mijë rrënjë kanabis në Lunxhëri, s’ka të arrestuar
June 17, 2016
Efektivët e Komisariatit të Policisë Gjirokastër konstatuan dhe asgjësuan rreth 3050 bimë narkotike, në afërsi të fshatit Këllëz, Lunxhëri.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.