Lum kanabis, asgjësohen edhe 17 mijë rrënjë të tjera
Në vijim të punës, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike,në Memaliaj janë konstatuar të kultivuara 17.000 bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis sativa.
Gjithashtu janë arrestuar si të dyshuar për kultivimin e tyre dy persona, Renato Rama, 22 vjeç, banues në fshatin “Zhulaj”, bashkia Memaliaj dhe Erndjan Muça, 28 vjeç, banues në fshatin “Turan”, Tepelenë.
Arrestimi i tyre erdhi pasi këta persona në vendin e quajtur “Përroi i Kotorrit”, në afërsi të fshatit “Selckë e vogël”, dyshohet se kanë kultivuar në gjashtë parcela 17.000 bimë narkotike të dyshuara kanabis sativa.
Bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, të cilat i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim