Asgjësohen 4 mijë rrënjë kanabis në Alipostivan
June 29, 2016
Në vijim të punës, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, nga efektivët e Komisariatit të Policisë Përmet , u konstatuan të kultivuara 4085 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva në vendin e quajtur “Laskarov” , në afërsi të fshatit “Alipostivan” ,Përmet .
Bimët narkotike u asgjësuan në vend, me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provës materiale.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Përmet për veprën penale: “Kultivimi i bimëve narkotike ” parashikuar nga neni 284 të Kodit Penal.