3 të plagosur nga një aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, një vajzë në gjendje të rëndë

tmp_3900-237496_1357215482Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë me pasojë tre të plagosur. Në një makinë me targa greke kanë qenë duke udhëtuar nëna me dy fëmijët e saj, të cilët po ktheheshin në vendlindje për pushime.

Mësohet se një nga të plagosurat e aksidentit është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Për nxjerrjen e një prej vajzave nga makina e aksidentuar është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses, të cilët pas shumë vështirësive kanë mundur të nxjerrin të plagosurën nga mjeti i dëmtuar.