E-mail skandaloz i Armand Dukës, i quan “legena” tifozët e Kombëtares
Një ish-anëtar i grupimit “Tifozat Kuq e Zi” ka publikuar sot një këmbim e-mailesh me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, në të cilin ky i fundit fyen tifozët më të zjarrtë të kombëtares shqiptare të futbollit.
Tifozi Gentian Kelmendi ka publikuar në faqen e tij në Facebook një e-mail të cilën Duka ia kishte adresuar Shefes së Protokollit në FSHF, Elira Kajtazit, por që gabimisht ua ka dërguar edhe tifozëve në fjalë.
“Lira. Me kta mbaj qëndrim korrekt. Po i tolerove kta ta marrin per dobesi. Jo te gjithe po nja 3-4 legena. Nuk mund te imponojne daten e takimit kta”, shkruhej ne këtë e-mail komunikimi brenda institucionit i cili ka përfunduar gabimisht edhe te tifozët e kombëtares.
Kelmendi, i inatosur nga ky etiketim, ka vendosur të largohet nga “TKZ” ku po diskutohej se si të veprohej, ndërsa ka bërë publik “vlerësimin” e kreut të FSHF-së.
Ja mesazhi i tij në Facebook
Cc-ja e privatizuesit numer nje te FSHF nuk eshte dicka e panjohur per sportedashesit e Kombetares .
Mendesia se si udhehiqen institucionet tona me ide komuniste te fasaduara tregon edhe ky shkrim drejtuar punetores Edlira Kajtazit nga ana e Dukes .
E vertete Z.Duka qe jemi legenat me te papame qe te leme ty aty me vite sa turrshi ke hy .
E vertete z.Duka qe legenat jane ata qe ti i le jashte dhe pa bileta per ne France dhe nuk reaguan per hir te interesave ma te gjana ndersa ti shperndaje bileta per miqte , politikanet dhe agjensionet turistike .
Jane legena sepse nuk reaguan edhe kur i burgose , i rrahe pas ndeshjes me Gjerogjine po me urdherin tend .
Nuk harrohen as gjithe ato vite qe legenat kane dhene nga vetja perkunder bizneseve tua ne kurriz te institucionit tone -FSHF-se .
Por keto nuk do harrohen dhe nuk do anashkalohen dhe ta them me bindje qe FSHF -ne do e kthejme te qytetari perkunder larove mediatike dhe gazetareve qe zevendesojne papagallet .
Nuk e dua kombetaren per nje bilete o legen e as per ty .
E dua se me perfaqeson mua dhe kombin tim ./ Panorama Sport