Sot 11 vjet nga pranimi i Gjirokastrës në UNESCO

Favim.com-castle-of-gjirokastra-albania-481415Sot shënohen plot 11 vjet nga përfshirja e qytetit të Gjirokastrës në listën e trashëgimisë botërore kulturore të mbrojtur dhe promovuar nga UNESCO.

Bashkia e qytetit me këtë rast ka programuar një sërë aktivitetesh, kryesisht gjatë pjesës së dytë të ditës.

Por edhe pse është një nga qytetet për të cilën duhet të ketë një vëmendje dhe kujdes të madh për banesat e vjetra, restaurimet, monumentet e kulturës, kjo gjë nuk ka qenë sa duhet në vëmendje ndër vite, pasojë e të cilës janë shumë probleme që e kanë shoqëruar trashëgiminë e këtij qytetit.