Asgjësohen rreth 7 mijë rrënjë kanabis, një i arrestuar dhe një tjetër në kërkim

policia-kanabis-620x325Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër evidentuan dhe asgjësuan 1340 bimë narkotike, ku u arrestua shtetasi Laze Beqiraj, 49vjeç, banues në Gjirokastër.

Nga kontrolli i ushtruar në Malin e Gjerë, në vendin e quajtur “Gropat e Fërthit” i’u gjetën të kultivuara 1340 bimë narkotike.

Ndërkohë shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet kanë konstatuar dhe asgjësuar 6127 bimë narkotike Cannabis Sattiva në Bënjë, për të cilat është shpallur në kërkim shtetasi i dyshuar A.Xh.

Bimët narkotike në të dyja rastet janë asgjesuar me anë të djegies.