Vdekja nga antraksi në Libohovë, vazhdon përplasja mes institucioneve (VIDEO)
July 23, 2016
Disa ditë pas vdekjes së 56-vjeçarit Enver Maçi nga Libohova vazhdojnë përplasjet mes institucioneve publike në vend. Vdiq nga antraksi (plasja) apo jo. Specialistët e Shëndetit Publik e kanë konfirmuar që vdiq nga antraksi.
Nga ana tjetër Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë garanton se sëmundja nuk është marrë nga konsumimi i mishit.
Institucionet shëndetësore e veterinare sigurojnë se nuk ka vend për panik. Jugu njihet si zonë e antraksit, ndaj ata apelojnë për kujdes të shtuar në rastet kur shikojnë shenja të sëmundjes të cilat janë këputje, temperaturë dhe puçra në lëkurë.
Shihni kronikën e Tv Klan.