Aksident në autostradë pranë fshatit Mashkullor, një fëmijë i bllokuar në makinë
July 24, 2016
Dy makina janë përplasur ditën e sotme në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelene.
Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Mashkullor, ndërkohë që ende nuk dihet sesa persona janë dëmtuar nga përplasja e mjeteve.
Mësohet se një fëmijë ka mbetur i bllokuar në njërin nga automjetet e përfshira në aksident.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.