Pas Granit Xhakës, një tjetër shqiptar tek Arsenali
July 27, 2016
Pas dëmtimit të qendër-mbrojtësit, Per Mertesacker, i cili do të mungojë pesë muaj, Arsen Wenger duhet ta transferoj patjetër një mbrojtës.
E përditshmja angleze, Mirror, ka raportuar se Arsenali ka nisur bisedimet me mbrojtësin e Valencias, Shkodran Mustafi, transmeton Telegrafi.
Mbrojtësi gjerman gjithashtu është raportuar se mund të transferohet edhe skuadra italiane e Milanit.
Kujtojmë se tek skuadra londineze tashmë është transferuar mesfushori shqiptar, Granit Xhaka.