Rrepet e thatë në qendër të Libohovës, nesër priten edhe degët e fundit
August 9, 2016
Rrapi i fundit që “rezistoi” në sheshin përballë sarajeve të Myfit bej Libohovës do të pritet nesër.
Bashkia Libohovë do të ndërhyjë për të eleminuar rrezikun që paraqet kjo pemë e thatë.
Një vit më parë teksa po priteshin këto pemë humbi jetën aksidentalisht punonjësi i Bashkisë Libohovë, Genci Dervishi.
Që prej asaj ngjarje tragjike bashkia nuk tentoi më të priste degën e mbetur nga rrapi i thatë.
Ndërhyrja kryhet pesë ditë para mbajtjes së festës “Tradita Libohovite”, mbrëmjen e 13 gushtit.