Super Strakosha, U-21 barazon me Italinë
Shqipëria e të rinjve ka barazuar në një ndeshje miqësore përballë Italisë, në të cilën mediat italiane i kanë thurur shumë elozhe 21-vjeçarëve kuqezi. Ishte mbrëmja e Strakoshës, të riut Tomas, që ka shkëlqyer mes shtyllave, por dhe Bares, Manajt e Qazim Laçit.
Takimi është mbyllur në rezultatin e bardhë 0-0, ku vendasit e drejtuar nga ish-mesfushori i Interit, Di Biagio, kishin inciativat më të mira per të shënuar me sulmuesin e Sassuolos, Berardi, si dhe Cataldon e Rossetin. Por, akrobacitë e Strakoshës i kanë mohuar golin në më shumë se 4 raste italianëve.
Në fundin e takimit, trajneri Di Biagio u shpreh se skuadra e tij bëri ndeshje të mirë, edhe pse kjo është një periudhë ku futbollistët nuk mund të shprehin më të mirën. Me nota pozitive e ka vlerësuar ndeshjen dhe trajneri Jupi, që vlerësoi kolektivitetin e kuqezinjve dhe paraqitjen brilante të portierit Strakosha.
ITALIA (4-4-2): Donnarumma (Cragno); Conti, Biraschi (Calabresi), Caldara, Murru; Berardi (Ricci), Verre (Grassi), Cataldi (Capezzi), Garritano (Gagliaridini); Rosseti (Parigini), Cerri (Monachello). (Meret, Somma, Romagna, Morosini). Tr. Di Biagio.
SHQIPËRIA (4-2-3-1) Strakosha; Gurishta, Lulaj, Shkalla (Karriqi), Hoxhallari; Laci, Gjini; Fili (Uzuni), Bare, Latifi; Manaj. (Teqja, Domgjoni, Toli, Durmishaj, Qerfozi, Zenuni). Tr. Jupi.