Transportonte kanabis me djalin, arrestohet punonjësi i burgut të Bënçës
August 17, 2016
Nga Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Gjolek Harizi, 44 vjeç, banues në fshatin Izvor, Memaliaj (Punonjës i IEVP Tepelenë ). Irdi Harizi, 22 vjeç, banues në fshatin Izvor, Tepelenë, pasi:
Në vendin e quajtur “Kthesa e Luftinjës”, Memaliaj nga kontrolli i ushtruar në mjetin tip “Benz”, me targa AA 724 KM, që drejtohej nga shtetasi Gjolek Harizi, u gjetën dhe u sekuestruan 40 bimë të kultivuara në kubik të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sattiva.
Materialet në ngarkim të këtyre dy shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.