Kultivonin kanabis në kufi, policia greke arreston 3 persona nga Libohova
August 18, 2016
Kultivimi në masë i kanabisit në jug të vendit, është shtrirë edhe në zonat malore në kufi me Greqinë. Rreth një javë më parë policia greke ka arrestuar tre persona nga Libohova, të dyshuar si të përfshirë në kultivimin e lëndës narkotike në zonën kufitare Shqipëri-Greqi.
Ndonëse emrat e tyre nuk konfirmohen zyrtarisht nga autoritetet greke dhe shqiptare, burime të Libohova Online thonë se bëhet fjalë për tre barinj, të cilët dyshohen nga autoritetet greke si kultivues të kanabisit në zonën kufitare.
Mes të arrestuarve është edhe një i mitur. Pas operacionit të suksesshëm policor në Lazatat dy vjet më parë, kultivuesit e kanabisit kanë zhvendosur aktivitetin e tyre në zonat malore të Gjirokastrës dhe sidomos Tepelenës e Vlorës.