Rikthehet kultivimi i kanabisit në Lazarat, gjenden 48 rrënjë në oborrin e banesës së një gruaje
August 23, 2016
Nga Specialistët e Komisariatit të Policisë Gjirokastër është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetases Taibe Gjolleshi, 53 vjeçe, banuese ne Lazarat.
Në oborrin e banesës së saj, gjatë kontrollit të ushtruar nga Shërbimet e Policisë u gjetën të mbjella 48 bimë të dyshuara si narkotike të llojit Cannabis Sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike “, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.