Pasi la punën në Libohovë, 60-vjeçari bie në greminë. Forcat zjarrfikëse e nxjerrin të vdekur
August 30, 2016
Një person ka humbur jetën pasi ra në greminë në një zonë malore në afërsi të Nepravishtës në Gjirokastër.Viktima është identifikuar si Elmaz Kulla, 60 vjeç, i cili punonte si murator në Libohovë.
Mbrëmjen e djeshme ai ka qenë duke u kthyer pas pune, në fshatin e tij në Nepravishtë, përmes shtigjesh në mal, por kjo ka rezultuar fatale për të. I ndikuar dhe nga errësira ai ka rrëshqitur duke rënë në greminë.
Megjithë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse për nxjerrjen gjallë të tij, ka qenë e pamundur pasi rënia nga një lartësi e konsiderueshme i ka shkaktuar vdekjen.