Nis viti i ri shkollor në Libohovë, ende probleme me tekstet mësimore (FOTO)
September 13, 2016
Si në të gjithë vendin edhe në Libohvoë ka nisur viti i ri shkollor. Që në orët e para të mëngjesit nxënës e mësues i janë rikthyer shkollave me çanta e lule nëpër duar.
Gëzimi më i madh ishte natyrisht tek ata që ulen për herë të parë në bankat e shkollës.
Janë rreth 30 nxënës që nisin këtë vit klasën e parë në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi”.
Në ceremoninë e organizuar në këtë shkollë mbajtën fjalë përshëndetëse mësues të vjetër si dhe ishin të pranishëm përfaqësues të pushtetit vendor e Drejtorisë Arsimore Rajonale Gjirokastër.
Ky vit i ri shkollor nis me mungesa në libra, por pritet që problemi të zgjidhet në ditët e ardhshme.
Libohova Online sjell më poshtë disa foto nga atmosfera e kësaj dite.
|Libohova Online|