Aksidenti i autobusit te “Uji i Ftohtë”, policia e Gjirokastrës arreston shoferin
September 22, 2016
Në lidhje me aksidentin e ndodhur në orët e para të mengjesit në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”, në një kthesë, autobusi i linjës Tiranë-Athinë, me targa TR 5631 U, ka dal nga rruga dhe është përmbysur, ku si pasojë janë lënduar 28 pasagjerë, në përfundim të veprimeve të para nga shërbimet e policisë është bërë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të autobusit :
Ilia Silo, 50 vjeç, banues në Greqi.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor “, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.