“Beteja” me koshat e plehrave, FRPD shkruan emrat e deputetëve, FRESSH i lyen me bojë (FOTO)
Ndërsa një ditë më parë ishin të rinjtë e PD-së që shkruan nëpër kosha emrat e deputetëve në shenjë proteste ndaj miratimit të ligjit, sot të rinjtë e PS-së lyen koshat me bojë duke hequr emrat e ligjvënësve.
Në fakt do të duhej që kjo punë të bëhej nga Bashkia Gjirokastër, por nuk ka ndodhur kështu. Të rinjtë e FRESSH lyen koshat me ngjyra të ndryshme, si dhe vendosën mbishkrime të tilla si: “Për një qytet të pastër”, “Mbeturinat hidhen këtu”, “Riciklo”, “Jeto pastër, jeto shëndetshëm” etj.
Aksioni për të shkruar nëpër kosha emrat e deputetëve që do të votonin pro ligjit të importit të plehrave, u propozua në Kuvend nga deputeti socialist, Ben Blushi. Përveçse në kryeqytet, kjo formë protestë u përhap edhe në qytete të tjera të vendit.
Ndërkohë të shtunën më 1 tetor është paralajmëruar një protestë tjetër masive në Tiranë, për të kundërshtuar ligjin e sapomiratuar nga Kuvendi.
|Libohova Online|