Gjirokastër, të rinjtë e PS aktivitet në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore
September 29, 2016
Në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore të rinjtë e Forumit Rinor Eurosocialist në Gjirokastër kanë zhvilluar një aktivitet.
Të organizuar në grupe ata dolën në rrugët e qytetit, kryesisht në zonën historike, për të shpërndarë materiale informuese, në mënyrë që të përcjellin mesazhin e mbrojtjes dhe promovimit të monumenteve kulturore.
Gjirokastra bashkë me Beratin janë dy qytetet shqiptare të marra në mbrojtje prej UNESCO-s, si pjesë e trashëgimisë botërore.
|Libohova Online|