Ne kerkim te nje bankomati ne Libohove
“Do iki te marr rrogen ne Gjirokaster” ; “Do vete te terheq ca leke nga bankomati”… I degjon shpesh keto fjale ne Libohove, si nga te punesuarit e sektorit publik, ashtu edhe nga ata te sektorit privat. Ne Libohove mungon nje bankomat, prej nga te punesuarit mund te terheqin pagat apo shuma te tjera parash nga llogarite e tyre rrjedhese.
E mira do te ishte sikur cdo banke te kishte bankomatin e saj, ne menyre qe per klientet te shmangeshin komisionet, por ndoshta kjo s’eshte ne leverdi te tyre. Megjithate, minimalisht bankomati i nje prej bankave kryesore ne vend duhej te ishte. Dicka e tille do t’u vinte ne ndihme pse jo edhe vizitoreve qe vijne ne Libohove, jo vetem te punesuarve qe kane veprime shpeshta me banken. Ndoshta ne nje te ardhme te afert, ndonje prej bankave te nivelit te dyte do te vendose te kete nje bankomat ne Libohove, duke permbushur keshtu nje nevoje te jo pak njerezve.
Me siguri qe shume prej atyre te cilet kane lexuar keto radhe, ne fund jane te mendimit, qe te kemi per te marre, pa shkojme edhe ne Gjirokaster i terheqim. Qendron si argument ne kushtet e sotme, por flitet per perspektiven e Libohoves, sidomos tani qe u be qender administrative me e madhe.