Nesër mblidhet Këshilli Bashkiak i Libohovës, shtatë pika në rendin e ditës
October 13, 2016
Mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak Libohovë zhvillohet ditën e premte, datë 14 tetor 2016. Sipas njoftimit të bashkisë, rendi i ditës për këtë mbledhje është si më poshtë:
- Informacion nga Sektori I Shërbimit Urban: ”Realizimi i investimeve të parashikuara në buxhetin e vitit 2016, shërbimeve ndaj komunitetit si dhe detyrat që dalin për periudhën në vazhdim”.
- Informacion nga Sektori I Shërbimit Urban: ”Për punën e kryer nga Sektori I Shërbimit Urban për përmbushjen e kërkesave të shtruara nga drejtoritë e shkollave në mbledhjen e muajit shtator 2016”.
- Informacion nga Agjensia e Shërbimeve Bujqësore, Veterinare, Mjedisore:” Mbi situatën epizotike në territorin e Bashkisë Libohovë”
- P/vendim: ”Për miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme shtetërore që kërkohen për transferim në pronësi të Njësisë Administrative Qëndër Libohovë, Bashkia Libohovë”.
- P/vendim: “Për një ndryshim në buxhetin fillestarˮ.
- P/vendim: “Për vendosjen e agjentit tatimor”.
- P/vendim: “Për miratimin e dhënies së ndihmës ekonomike dhe paaftësisë për muajin tetor 2016”.
- Të ndryshme.