I dha para policit për t’i shpëtuar gjobës, arrestohet taksisti
Nga Specialistët e Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjitokastër është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
Anesti Mërkuri, banues në Sarandë, (taksist).
Ky shtetas u arrestua pasi :
Në vendin e quajtur “Ish Fabrika e Fosforit”, në aksin rrugor Tepelenë-Krahës është ndaluar nga patrulla e Policisë Rrugore Tepelenë, për arsye se, duke drejtuar mjetin e tij tip “Mercedez”, me targa AC 482 T (taksi), ka bërë parakalim të gabuar.
Në momentin e ndalimit ky shtetas ka tentuar t’i jap një shumë parash punonjësit të policisë rrugore për të mos marrë masë administrative.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.