Ndërhyn Ministria e Mbrojtjes, hiqen shkëmbinjtë që rrezikonin banorët në Nivan
October 18, 2016

Ministria e Mbrojtjes ka ndërhyrë në Nivan të Zagories për të hequr disa shkëmbinj që rrezikonin jetën e banorëve të fshatit dhe banesat e tyre.
Një ekip i Reparit të Xhenios ka qenë këto ditë në Nivan për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi.
Banorët jetonin prej kohësh me këtë rrezik, ndërsa Ministria e Mbrojtjes iu përgjigj kërkesës për ndihmë bërë nga Bashkia Libohovë.