Ishte dënuar me 10 vjet burg, kapet në Kakavijë 48-vjeçari
Në datë 25.10.2016, në orën 22:30, nga Shërbimet Operacionale të Drejtorisë Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër, në afërsi të Piramidës 28, u kap shtetasi Kastriot Dida, i cili po tentonte të kalonte kufirin.
Menjëherë u shoqërua nga Shërbimet e Policisë.
Pas verifikimit të bërë në Sistemin “TIMS”, rezultoi se ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim.
Nga specialistët Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër është bërë ndalimi i shtetasit :
Kastriot Dida, 48 vjeç, banues në Tepelenë, pasi:
Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë, me shkresë nr.216/2, datë 01.07.2016, ka lëshuar urdhrin për ekzekutimin e vendimit nr.67, datë 16.05.2016 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, e cila e ka dënuar me 10 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike i kryer në bashkëpunim, i mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 283/a/2-22 i Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë.