Kreu veprime të turpshme në rrugë, arrestohet 44-vjeçari
October 28, 2016
Më datë 28.10.2016, në orën 01:30, nga Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Përmet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
Adriatik Gele, 44 vjeç, banues në Përmet, pasi :
Ndaj këtij shtetasi ka bërë kallëzim shtetasia J. S., 16 vjeçe, sepse në datë 27.10.2016 duke ecur rrugës për në banesën e saj, ky shtetas i ka dalë përpara dhe e ka ngacmuar duke kryer veprime të turpshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.