Leje ndërtimi në bashki apo komunë? Vetëm pas zgjedhjeve të vitit 2015
Kryetaret e qeverise vendore nuk do te kene te drejte te japin leje ndertimi deri pas zgjedhjeve lokale te vitit 2015, te cilat do te mbahen me ndarjen e re administrative. Ky eshte vendimi i marre sot gjate mbledhjes se Këshillit Kombëtar të Territorit. Kryeministri Rama theksoi se kjo vjen si një domosdoshmëri e krimit që i është bërë territorit të vendit nga dhënia e lejeve nga vendorët të asaj që ai e quajti zhvillimi i shkatërrimit.
Duke argumentuar kete vendim, kryeministri tha se merret për t’i hapur udhë një zhvillimi të ri urban dhe jo më për të uzurpuar edhe atë që ka mbetur nga territori i vendit.
“Ky vendim vjen si pjesë e një zinxhiri vendimesh të marra për të krijuar mundësinë që gjatë gjithë kësaj periudhe pezullimi të japin leje për rastet përjashtimore në funksion publik e kombëtar për të zhvilluar veprimtari prodhuese, jo për të uzurpuar çfarë ka mbetur për të ngritur pallate, por për t’i hapur udhë zhvillimit që ka të bëjë me bujqësinë e blegtorinë dhe vendeve të punës. Në rastin e këtyre të fundit për të ndaluar çdo spekulim, miratimin në parim do ta japë KKT,” tha ai.
Megjithatë, kryeministri theksoi se ky vendim do të ketë edhe përjashtime. Ai nënvizoi se vendorët do të kenë të drejtën të japin leje vetëm në ato raste që kanë të bëjnë me bujqësinë, turizmin, blegtorinë, dhe vendeve të punës, dhe jo për ndërtimet.