Nesër rihapen shkollat në të gjithë vendin
November 9, 2016
Procesi mësimor do të rinisë normalisht ditën e nesërme.
Ministria e Arsimit njoftoi se në të gjithë vendin mësimi do të zhvillohet normalisht në të gjitha shkollat e vendit. Procesi u ndërpre ditën e djeshme me kërkesë të Ministrisë së Brendshme, si pasojë e gjendjes së rëndë të krijuar nga reshjet e dendura të shiut në pjesën më të madhe të vendit.