Emrat/ Drejtuesit e fushatës së PS-së në Gjirokastër, Libohovë e Dropull
Pak kohë më parë, Edi Rama saktësoi se kush do të ishin drejtuesit politikë të 12 qarqeve të vendit për betejën elektorale të vitit të ardhshëm, duke qartësuar se kush janë njerëzit e tij më të besuar të cilët, me gjasë do të kryesojnë dhe listat elektorale të këtyre qarqeve, por sot Shqiptarja.com sjell edhe emrat e drejtuesve në çdo bashki.
Sa i përket Gjirokastrës , është konfirmuar në krye të qarkut Gjirokastër, ministri i Çështjeve Vendore, Bledi Çuçi.
Ky i fundit e kishte marrë këtë detyrë qysh kur Kokëdhima humbi mandatin e tij prej deputeti. Çuçi do të punojë në Gjirokastër me Flamur Golemin, në Libohovë me Arbër Kenaçin, në Dropull me Dhimitër Tolis, në Tepelenë me Arben Gumenin, në Përmet me Adelina Janollarin, në Këlcyrë me Hodjan Selmanin dhe në Memaliaj me Edmonda Harizin.