Basha në Gjirokastër, akuza qeverisë për varfërim të vendit
November 27, 2016
Kreu i opozitës Lulzim Basha ishte sot në Gjirokastër për takime me qytetarët dhe strukturat lokale të PD-së. Fillimisht ai u takua me banorë të lagjes “Zinxhira”, ku është njohur me problematikat e tyre.
Teksa akuzoi qeverinë “Rama” për thellim të varfërisë, Basha prezantoi ofertën politike të PD-së për një qeverisje më të mirë.
Në vijim takimi i radhës ishte në sallën e kinoteatrit me anëtarësinë dhe strukturat e partisë.
Gjatë fjalës së tij Basha vuri theksin edhe te hapja e PD-së, kthimi i të larguarve ndër vite dhe aksioni i ri opozitës.
Ai shoqërohej në këtë vizitë edhe nga sekretari organizativ, Enno Bozdo, i cili pritet të jetë në krye të listës për deputetë të PD-së në qarkun Gjirokastër.
|Libohova Online|