Moti i keq, ndërprerje të energjisë në Zagorie
November 28, 2016
Moti i keq që ka përfshirë vendin ka krijuar avaritë e para në shpërndarjen e energjisë elektrike.
Në disa zona të vendit ka mungesë të energjisë.
Kompania OSHEE ka ngritur Shtabin Qëndror të Gadishmërisë dhe atyre Rajonale, për garantimin dhe furnizimin me energji elektrike, të të gjithë abonenteve.
Jane mbi 1500 punonjes ne gatishmeri. Deri me 12 fidra jane jashte pune, ku 98% prej tyre jane te shtrire ne zona te thella rurale dhe malore.
Sa i përket rajonit të Gjirokastrës ka ndërprerje të pjesshme të energjisë në Memaliaj, Tepelenë, dhe Zagorie.