200 euro për të kaluar refugjatë në Kakavijë, mes 4 të arrestuarve dhe polici i kufirit
Kalonin refugjatë në drejtim të Greqisë në këmbim të 200 eurove, arrestohen 4 persona mes tyre një polic.
Operacioni i koduar “AZILANTI 5” është finalizuar me arrestimin e D.Ç, 39 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë trup shërbimi në vijën e gjelbër në Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër dhe Kreshnik Kotollaku 34 vjeç, banues në Urë Vajgurore, Gezim Kapllani 55 vjeç, banues në Berat, Valentin Gremi 35 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë mbi bazën e një pune të mirëfilltë hetimore, ku si rezultat i të cilës ditën e sotme keta shtetas janë kapur në flagrancë në pikën kufitare të Kakavisë, Gjirokastër duke kaluar në mënyrë të paligjshme drejt shtetit Grek, 2 shtetas shqiptare në këmbim të një shume monetare prej 200 euro për person.
Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 automjete,11 aparate celulare si dhe 550 euro.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 298/2/ 3 i Kodit Penal.