Fjetën 14 herë në hotel, si u morën pa faturë tatimore 1.6 milion lekë nga punonjësit e ish-Komunës Qendër Libohovë
December 16, 2016
Në raportin e auditit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për ish-Komunën Qendër Libohovë, për vitin 2014-2015 është konstatuar edhe një tjetër shkelje me vlerë rreth 1.6 milion lekë të vjetra.
Sipas raportit, për 14 raste, shtatë punonjësve të komunës u janë paguar “shpenzimet e fjetjes në hotel”, në kundërshtim me ligjin dhe çfarë është më e rënda pa çuar faturë tatimore me TVSH.
KLSH i rekomandon Bashkisë Libohovë që shumën 156 mijë lekë të reja ta kontabilizojë për arkëtim si detyrim nga 7 ish-punonjësit që e përfituan padrejtësisht.
Më poshtë jepen edhe emrat e këtyre punonjësve dhe shuma përkatëse që duhet t’i kthejë secili Bashkisë Libohovë.
|Libohova Online|