Kina nuk pranon portierë të huaj
Kampionati Kinës po bëhet gjithnjë e më joshës për emrat e mëdhenj të futbollit europian. Me teorinë, bli yje për të krijuar yje, Klubet kineze të fuqishme ekonomikisht po japin miliona për të afruar lojtarë të mëdhenj. Lavezzi, Hulk, Gervinho, apo të tjerë kanë lënë ekipet e tyre për të luajtur në Kinë. Oferta të çmendura janë bërë për Tevez dhe Messin.
Kina ka tërhequr vëmendjen e botës së futbollit edhe me afrimin e trajnerëve si Villas-Boas, Pellegrini, Scolari, Eriksson, Zaccheroni, Menezes, Mercello Lippi që është edhe trajneri i kombëtares. Është interesant fakti që me gjithë blerjet që ka bërë kampionati kinez nuk ka shfaqur asnjë interes ndaj portierëve të klubeve europiane.
Ka një arsye për këtë. Në fakt është një rregull që ndalon që portieri i kujtdo ekipi kinez të jetë i huaj. Kjo lidhet drejtpërdrejt me mbrojtjen e futbollistëve vendas. Në lojë mund të aktivizohen 3 lojtarë të huaj dhe 7 kinezë. Rregulli thotë se futbollistët e huaj në një ekip kinez nuk duhet të jenë më shumë se 5.