Festat e fundvitit, Bashkia Libohovë shpërndan rreth 250 pako ushqimore për familjet në nevojë
Me rastin e festave të fundvitit, Bashkia Libohovë me ndihmën e disa bizneseve dhe shoqatave humanitare, i është gjendur pranë familjeve në nevojë.
Sipas njoftimit të bashkisë, janë shpërndarë rreth 250 pako ushqimore në Libohovë dhe fshatrat përreth.
“Të gjithë duhet të ndajmë diçka me të pamundurit, të gjithë duhet të japim diçka nga vetja jonë për më të varfërit. Kjo merr më shumë kuptim në raste festash, kur askush nuk duhet të ndjehet i përjashtuar nga gëzimi apo dëshira për një vakt ndryshe”, thuhet në njoftim, ndësa në vijim falenderohen për kontributin shoqata humanitare “Alsar”, fabrika e përpunimit të qumështit “LBH”, kompania “Elka”, si dhe Tirana Bank dhe Alpha Bank.
“Bashkia Libohovë do të jetë gjithnjë pranë personave në nevojë duke trajtuar me prioritet të veçantë kërkesat dhe shqetësimet e tyre”, përfundon njoftimi.
|Libohova Online|