Rikthehen reshjet e dëborës në fundjavë, i ftohti acar deri më 20 janar
January 9, 2017
Temperaturat e ulëta do të vijojnë të paktën deri më datë 20 janar.
Kështu parashikojnë meteorologët. Situata më problematike do të jetë në verilindje të vendit.
Gjatë fundjavës do të rikthehen sërish reshjet e dëborës dhe temperaturat do të jenë nën zero.
Në zonat malore niveli i dëborës ka arritur deri në 1 metër, ndërsa në shumë akse rrugore ka vështirësi në qarkullim.