Dhunoi dhe përplasi me makinë kunatën, arrestohet 31-vjeçari
January 10, 2017
Nga specialistët Kundër Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
Pandeli Nika, 31 vjeç, banues në fshatin Tabor, Përmet, pasi :
Shtetasia Dh.N, 38 vjeçe, banuese në Përmet, ka bërë kallëzim se në fshatin Tabor, Përmet kunati i saj, Pandeli Nika ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj, gjithashtu e ka kërcënuar me thikë si dhe këtë shtetase e ka përplasur automjeti tip “Benz”, me targa AA577MG, i cili është në pronësi të shtetasit Pandeli Nika.
Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.