Moti i keq, forcat zjarrfikëse furnizojnë me ujë spitalin e Gjirokastrës
January 10, 2017
Dëmtimi i rrjetit të ujësjellësit ka bërë që shërbimi zjarrfikës të furnizojë me ujë spitalin rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër, shtëpinë e të moshuarve dhe disa qendra të kujdesit social.
Për shkak të temperaturava disa gradë nën zero, në Gjirokastër ka probleme në furnizimin me ujë.
E njëjta situatë raportohet edhe në Libohovë.
Nga ana tjetër shërbimi zjarrfikës thotë se në ditët e para të këtij viti nuk janë regjistruar vatra problematike zjarri.