Moti i keq, Bashkia Libohovë ndërhyn për të pastruar rrugët nga dëbora
January 11, 2017
![](https://www.libohovaonline.com/wp-content/uploads/2017/01/15940446_375479256146683_8666562890654298877_n.jpg)
Bashkia Libohovë ka ndërhyrë për të pastruar rrugët kryesore të bllokuara nga reshjet e dëborës.
Sipas njoftimit, bashkia thotë se “me mjetet e saj që ka në dispozicion, po punon për pastrimin e rrugëve të brendshme.
Po hidhet skorje dhe kripë në rrugët kryesore, në mënyrë që lëvizja të vijojë normalisht”.
Më tej u bëhet thirrje drejtuesve të automjeteve të përdorin zinxhirët pë të qenë të sigurt, ndërsa qytetarët të kufizojnë lëvizjet derisa situata të normalizohet.