Rrugët me dëborë, policia bën apel: Shmangni lëvizjet e panevojshme!
January 11, 2017
Si pasojë e reshjeve të dëborës të rëna gjatë natës, në Qarkun e Gjirokastrës paraqitet kjo situatë :
Në të gjitha akset rrugore
lëvizja e automjeteve bëhet vetëm me zinxhirë, pasi trashëshia e borës varion nga 15- 20 cm.
Vendet problematike kryesisht janë “Qafa e Muzinës” dhe “Uji i ftohtë “, ku në të dy vendet janë angazhuar borë-pastruese për të bërë të mundur qarkullimin e automjeteve.
Policia Rrugore, është në gadishmëri dhe po monitoron lëvizjen e automjeteve, duke ju ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve.
Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin të gjithë lëvizjet e pa nevojshme, dhe në rast emergjence të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmën e policisë.