Vidhnin shtëpi dhe lokale në Dropull, arrestohen dy persona
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me efektivat e Stacionit të Policisë Dropull pas një pune operative, kanë bërë të mundur kapjen e dy të rinjëve që dyshohen se kryenin vjedhje banesash e lokalesh në zonën e Dropullit dhe në Gjirokastër.
Si rezultat i kësaj pune u bë ndalimi i shtetasve :
Florenc Mahmud, 23 vjeç, banues në Elbasan.
Ilirjan Qafa, 24 vjeç, banues në Gjirokastër.
Ndalimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi:
Në datë 12.01.2017, në fshatin Dervician, Dropull, në picerinë në pronësi të shtetasit P.T., banues në fshatin Dervician, Dropull, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, këta shtetas kanë vjedhur një laptop, i cili u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu më datë 25.01.2017, ka bërë kallzim shtetasi R.K., banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër, sepse në datë 20.01.2017, në lokalin “Bar Kafe” në pronësi të tij, në lagjen Kordhocë, Lazarat i kanë vjedhur një televizor, të markës LG, i cili u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, vjedhje kjo e kryer nga shtetasi Florenc Mahmud.
Po vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentinin e disa rasteve të tjera të ndodhura më parë në zonën e Dropullit ku dyshohet se autorët janë dy shtetasit e lartpërmendur.
Materialet në ngarkim të këtyre dy shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.