Zgjedhjet, LSI nis fushatën në Libohovë (FOTO)
February 4, 2017
Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvillur sot një takim me anëtarë dhe simptatizantë të saj në Libohovë. Takimi ishte në kuadër të inagurimit të zyrës elektorale të kësaj partie në Libohovë. I pranishëm në takim ishte edhe deputeti i qarkut, Vangjel Tavo. Gjatë takimit u diskutua edhe për fushatën elektorale, organizimin dhe ndarjen e detyrave, me qëllim maksimizimin e rezultatit elektoral në 18 qershor. LSI në Libohovë ka disa poste të rëndësishme në nivel të qeverisjes vendore, siç është nënkryetari i Bashkisë dhe sekretari i Këshillit Bashkiak. Libohova Online sjell foto nga takimi.