Inspektoriati Shëndetësor Gjirokastër bën bilancin e vitit 2016, gjobë edhe spitalit rajonal për ligjin antiduhan
Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në Gjirokastër ka zhvilluar sot analizën e punës së vitit 2016.
Kryeinspektorja rajonale Mirela Çabeli ka prezantuar prezantoi rezultatet e punës 1-vjeçare të vitit që lamë pas, ku ndër të tjera janë gjobitur 18 subjekte për shkelje të ligjit antiduhan, pa përjashtuar këtu as spitalin rajonal, ndërsa dy qendra shëndetësore janë mbyllur për shkak të kushteve higjeno-sanitare jo të mira. I pranishëm në takimin e organizuar me këtë rast ishte dhe kryeinspektori Eltar Deda, e shoqëruar nga kryeinspektorja rajonale në Gjirokastër, Mirela Çabeli.
“Inpsektoriati i Gjirokastrës ka një aktivitet të lartë, jo thjesht vetëm për masat e marra, pasi ne kemi si qëllim parandalimin e sëmundjeve dhe epidemive. Fakti është që në Gjirokastër nuk ka shpërthime epidemike dhe kjo tregon se ne jemi në krye të detyrës”, tha Deda në një komunim me mediat.
Ispektoriati Shtetëror Shëndetësor ka për mision garantimin dhe respektimin e kërkesave ligjore në fushën e shëndetit publik. /ArgjiroLajm.net/