Televizioni i LSI-së në Gjirokastër fshin videon e kronikës kundër Bashkisë Libohovë
Alpo Televizon fshin nga kanali i vet në YouTube videon e kronikës së një dite më parë kundër Bashkisë Libohovë, ku trajtohej problemi i papunësisë dhe ngrihej pretendimi se investimet në këtë bashki nuk kanë impakt në zhvillimin e Libohovës.
Brenda lajmit të publikuar nga Libohova Online, për transparencë ne kishim bashkëlidhur edhe videon e kronikës së transmetuar nga Alpo Televizion. Por teksa klikon sipër linkut rezulton se video nuk ekziston më online. Pamje që shfaqet është është si më poshtë.
Se cilat janë arsyet e heqjes së videos nuk dihen ende. Ndoshta ata që e përgatitën janë kompleksuar më vonë nga gabimet drejtshkrimore që kishte në strisha ose e kuptuan që një kronikë e tillë si “fletë-rrufe” nuk ka aspak lidhje me të bërit gazetari. Libohova Online e ka kronikën e plotë dhe do ta publikojë sërish nesër për transparencë, meqë Alpo Televizon e ka fshirë. /Libohova Online