Princ Leka Zogu dhe bashkëshortja Elia Zaharia vizitojnë Libohovën (FOTO)
February 20, 2017
Pjesë e vizitës në jug të vendit e Pricit Leka Zogu dhe princesësh Elia Zaharia ishte edhe ndalesa në Libohovë. Ata panë nga afër Kalanë e Libohovës, sarajet e Myfid Bej Libohovës dhe më pas drekuan në një prej restoranteve të qytetit.
“Gjate vizites sone ne Kalane e Libohoves, jam i mahnitur nga bukuria dhe qetesia e qytezes se Libohoves!!”, shkruan Leka në faqen e tij në Facebook, shoqëruar me disa foto.
Kjo është vizita e dytë në Libohovë e një pasardhësi të familjes mbretërore shqiptare. Në vitin 1997 gjatë trazirave për referendumin, në Libohovë ka qenë për një vizitë të shkurtër dhe Leka Zogu.
/Libohova Online/