Ylli Muho shpërthen kundër Zamira Ramit: Do kujtohesh si personazh i pavlerë (Deklarata)
Yll Muho, ish-nënkryetari i Bashkisë Gjirokastër thyen heshtjen disa ditë pas shkarkimit nga detyra prej kryebashkiakes Zamira Rami. Duke folur në televizionin publik Gjirokastra, Muho hedh akuza të ashpra ndaj kryebashkiakes së LSI-së.
“Shkresa që kryebashkiakja Zamira Rami më dërgoi në dtën 17 shkurt ka vetëm dy fjalë: “Lirohet nga detyra”. Ky është niveli dhe formimi institucional e ligjor i kësaj drejtuese”, thotë Muho.
Më tej shprehet se për 18 muaj në këtë detyrë i ka shërbyer qytetarëve dhe ka realizuar programin e mazhorancës lidhur me reformën territoriale, por shton se bashkëpunimi me Zamira Ramin ka qenë i pamundur për dy arsye:
“Arroganca boshe e saj në marrëdhënie e raport me punonjësit e institucionet dhe së dyti, padituaria ekstreme që ka dëmtuar rëndë punën dhe besimin e qytetarëve. Në këto dy vese të shëmtuara kryetarja e Bashkisë Gjirokastër. zj. Z.Rami ka thyer rëndë marrëdhënien institucionale, politike, njerëzore si dhe ka dëmtuar besimin e qytetarëve”, shprehet Muho.
Duke vijuar më tej me reagimin e tij ai thotë:
“Unë i kërkoj ndjesë gjithë socialistëve, qytetarëve të Gjirokastrës që kam punuar e luftuar për të mbledhur vota për këtë zonjë që shpërdoron në mënyrë të pamerituar besimin qytetar. 64% e fitores së të majtës në pushtetin vendor në Gjirokaster ju takon pikerisht socialistëve, që ajo i denigron, përçmon dhe heq nga puna çdo ditë”, shprehet Muho.
Në fund të deklaratës së tij ish-nënkryetari i Bashkisë Gjirokastër paralajmëron Zamira Ramin se për të ka nisur numërimi mbrapsht.
“Gjirokastra po humbet 4 vjet nga koha e saj me këtë kryetare që asgjë të mirë nuk i sjell këtij qyteti. Por këtë kohë të vyer ne do ta rikuperojmë shumë shpejt duke rikthyer në drejtimin e punëve të qytetit personalitetet që e meritojnë dhe punojnë për Gjirokastrën. Për kryetaren e Bashkisë Gjirokastër zj. Zamira Rami ka nisur numërimi mbrapsht. Gjirokastra e qytetarët e saj do ta mbajnë mend e do ta kujtojnë gjatë këtë personazh sa të pavlerë aq dhe mosmirënjohëse ndaj besimit të tyre. Koha e saj ka mbaruar dhe socialistet e dinë mirë se me kë kanë të bëjnë”, përfundon Ylli Muho.