Policia në kërkim të kanabisit, 395 kontrolle në qarkun Gjirokastër
Prej dy ditësh Policia e Shtetit po ushtron kontrolle në të gjithë vendin për të parandaluar kultivimin e kanabisit.
Në qarkun e Gjirokastrës janë ushtruar 395 kontrolle në objekte të ndryshme si: 42 sera, 39 tunele, 151 ish rezerva dhe magazina shtetërore, 62 ish reparte ushtarake, 52 banesa të pabanuara dhe 49 objekte të ndryshme.
Kontrollet në shkallë vendi janë urdhëruar nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Policia thotë se u ka kërkuar pronarëve të ambienteve që ka kontrolluar në operacionin 2-ditor që të firmosin një deklaratë “se këto ambjente nuk do të përdoren për kultivim të bimëve narkotike”.
Edhe për ambjentet dhe objektet pa pronar, është mbajtur procesverbal i firmosur nga pjestarët e grupeve të kontrollit. Por nga këto kontrolle të shumta duket se deri më tani s’ka asnjë rezultat.