Vettingu “vjen” në Gjirokastër, nis mbledhja e firmave për peticionin
February 28, 2017
Ka nisur edhe sot në Gjirokastër nisma e shoqërisë civile për të firmosur pëticionin për mbajtjen e vettingut.
Gazetari Engjellush Serjani dhe disa aktiviste te tjere kanë ngritur çadrën në lagjen “18 Shtatori”, ku ftojnë qytetarët të nënshkruajnë peticionin.
Nisma do të vazhdojë edhe në qytete të tjera të qarkut Gjirokastër. Opozita ndërkohë po proteston prej 10 ditësh, protestë që sipas qeverisë bëhet thjesht për të bllokuar vetingun.
50 Organizata më në zë të shoqërisë civile në vend ju drejtuan krerëve politik në vend dhe ambasadorëve të huaj përmes një letre publike të shpëtojnë Vetingun dhe reformën në drejtësi.