Kjo është pamja e re e rrugës së Labovës (FOTO)
March 15, 2017
Punimet për rikonstruksionin e rrugës së fshatit Labovë po shkojnë drejt fundit. Tashmë është hedhur shtresa e asfaltit në pjesën më të madhe të aksit, ndërsa në ditët e ardhshme do të nisë faza tjetër, vendosja e sinjalistikës horizontale dhe vertikale. Ndërkohë që po vijojnë punimet për restaurimin e Kishës së Shën Marias. Investimi është financuar prej qeverisë shqiptare. Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe kryebashkiakja Luiza Mandi kanë qenë disa herë në Labovë për të parë nga afër punimët, ndërsa i konsiderojnë këto dy investime shumë të rëndësishme për zhvillimin e zonës.
/Libohova Online/